Showbizz
“Asgjë nuk duhet të jepet falas”/ Roza Lati heq dorë nga emisioni i ri

Roza Lati është një prej moderatoreve që është komentuar shumë për karakterin e saj të drejtëpërdrejtë.
Pak kohë më parë Roza bëri njoftimin se se së shpetji do të vinte në ekran me një emision të ri, për të cilin duhet të linte paksa pas dore emisionin aktual “Why not”.
Por duket se Roza është penduar pasi ka treguar se ka hequr dorë nga emisioni i ri për tu fokusuar dhe përqëndruar të gjithë energjinë e saj në “Why not.”
Roza shpjegon se ka dhënë shumë energji për emisionin pa filluar akoma, mirëpo ka kuptuar se vetëm “Why Not” është misioni dhe emisioni i saj.
“Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim. Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte WHY NOT SHOw. Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im. Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma. Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion.
Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin. Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithshka tjeter. Faleminderit.”- shkruan Roza.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
View this post on Instagram