Showbizz
Përplasja mes Keisit dhe Roza Latit/ Moderatorja tregon bisedën me Stresin

Përplasja mes moderatores Roza Lati dhe gruas së Stresit, Kejsit bëri shumë zhurmë në media.
Pas një skeçi të realizuar me Stresin në emisionin e saj “Why Not”, moderatorja dhe partnerja e Stresit, Keisi, reaguan shumë ashpër në rrjetet sociale ndaj njëra-tjetrës.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Roza Lati ka treguar bisedën me Stresin, pas sherrit të bujshëm me partneren e tij. Moderatorja tregoi se Stresi nuk ka pasur dëshirë ta diskutojë më tej këtë temë, ndaj i ka kërkuar të mos flasin për këtë.
E pyetur nga Rudina Dembacaj se pse u ofendua Keisi në këtë mes, Roza u shpreh: “Nuk e di, ma thuaj ti! Mua nuk më takon të flas për këtë gjë sepse edhe Stresi më tha ‘O Roz nuk dua që të flasim për këtë’. I thashë ‘Ke të drejtë’.
Me thënë të drejtën ne si stafi i “Why Not”, u përpoqëm shumë ta nxirrnim Stresin sa më mirë nga ajo histori dhe të merrja një reagim të ashpër nga zonjusha, ishte një pikëpyetje shumë e madhe për mua. Por nuk mundem të flas më tej sepse nuk më takon.”- ka rrëfyer moderatorja.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al