Showbizz
VIDEO-“O jeta ime”/ Rudina Dembacaj surprizohet nga gjesti i Markut

Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar nëpërmjet videove atmosferën e krijuar në restorantin e saj me rastin e festës së gruas.
Ajo duket se është lumturuar shumë nga gjesti i partnerit të saj Mark Frroku i cili ka dhuruar disa buqeta me lule zonjave në festë.
Sigurisht një buqetë të tillë e ka marrë edhe Rudina nga partneri i saj e cila për ta falenderuar i shpreh disa fjalë shumë të bukura dashurie dhe dëgjohet zëri i saj ku i drejtohet “O jeta ime”.
Rudina dhe Marku u përfolën shumë në media për lidhjen e tyre por duket se çifti po e shijon pafund dashurinë e tyre.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania