Showbizz
Arilena Ara në Eurovizion/ Versioni i ri i këngës ‘Shaj” me një tjetër titull

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të këngës dhe do të na përfaqësojë në Eurovizion. Arilena ka gati këngën në versionin në gjuhën angleze për të konkurruar në Eurovision 2020. “Shaj” ishte kënga e cila u komentua shumë nëpër mediat shqiptare, pas triumfit në festivalin e këngës RTSH, kjo pasi sipas publikut ajo nuk e meritoi fitoren para Elvana Gjatës.
Tani, Arilena ka gati edhe versionin e ri të kësaj kënge e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Kënga tani titullohet “Fall from the sky” dhe është e kompozuar nga muzicientë ndërkombëtarë.
Arilena ka gati edhe klipin i cili do të publikohet këto ditë. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania