Teknologji
Cënoi privatësinë e 300 mijë personave/ Australia çon në gjyq Facebook

Rregullatori i privatësisë së Australisë po e çon Facebook-un në gjyq për skandalin e Cambridge Analytica. Zyra e Komisionerit të Informacionit Australian tha që Facebook kishte shkelur seriozisht privatësinë e më shumë se 300,000 Australianëve.
Gjigandi i mediave sociale la të dhëna personale “të ekspozuara për t’u shitur dhe përdorur për … profilizim politik”. Skandali përfshinte të dhënat në Facebook të 87 milion njerëzve që u përdorën për reklama gjatë zgjedhjeve. “Facebook dështoi të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të mbrojtur informacionin personal të atyre personave nga zbulimi i paautorizuar”, tha zyra e komisionerit Australian.
Gjykata federale Australiane mund të vendosë një gjobë prej 1.7 milion dollarë (860,000 £) për çdo ndërhyrje serioze ose të përsëritur në intimitetin, shtoi ai. Një zëdhënës i Facebook tha që ndërmarrja ishte “angazhuar në mënyrë aktive” me komisionerin që kur hapi hetimin në vitin 2018.
Ata thanë që Facebook kishte “bërë ndryshime të mëdha … për t’i ndihmuar njerëzit të mbrojnë dhe menaxhojnë të dhënat e tyre”.”Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej pasi kjo tani është përpara Gjykatës Federale,” tha zëdhënësi. Si ndodhi skandali i Cambridge Analytica?
Studiuesi Dr Aleksandr Kogan dhe ndërmarrja e tij GSR përdorën një kuiz personaliteti të quajtur “Kjo është jeta juaj dixhitale” për të korrur informacionin personal të njerëzve që e përdorën atë. Por për shkak të mënyrës së funksionimit të rregullave të Facebook-ut në atë kohë, ai gjithashtu mund të hynte në informacionin e miqve të një përdoruesi, edhe nëse ata njerëz kurrë nuk do ta kishin autorizuar aplikacionin.
Disa nga këto informacione iu dhanë Cambridge Analytica, e cila i përdori në reklamat politike të Sh.B.A. Facebook u gjobit me 500,000 nga Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar (ICO) në tetor 2018 për atë që e quajti një “shkelje serioze” të ligjit. Ishte gjobë maksimale e disponueshme sipas ligjit përpara se të hynte në fuqi një ligj i ri i privatësisë (GDPR). Në Shtetet e Bashkuara, rregullatorët vendosën një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarë (4 miliard £) për të njëjtën çështje./ CNA.al