Showbizz
E trishtë!/ Hygerta Sako humb njeriun e saj më të shtrenjtë

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të hidhur. Babai i saj fatkeqësisht është ndarë nga jeta. “Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar.
T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, ëngjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”, ka shkruar Hygerta në postimin më të trishtë të jetës së saj.Si çdo vajzë me babain e saj dhe moderatorja ka patur një lidhje shumë të veçantë me të dhe gjithmonë është shprehur se ai ka qenë mbështetja kryesore e saj./ CNA.al
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania