Connect with Us

“Jam karantinuar nga rreziku i virusit”/ Rike Roçi tregon për situatën në Milano

Showbizz

“Jam karantinuar nga rreziku i virusit”/ Rike Roçi tregon për situatën në Milano

Publikuar

-

Modelja e njohur Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpinë e saj në Milano. Rike është shprehur se ndodhet në një provincë e cila është shpallur si zonë e kuqe.

Nëpërmjet një telefonate në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia.

“Jetoj në një provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.

Por ndërkohë në emision, Rikja u kollit gjatë kohës që flet dhe moderatori Edi Manushi i thotë: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin. Ndërsa ajo iu përgjigj: “Jo, jo nuk jam e prekur”. “Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty,”- shtoi ai. Rike Roçi tha se banorëve iu është kërkuar të mos përhapin panik dhe se deri tani të vdekur janë vetëm mosha e tretë.

“Na kanë thënë të mos përhapim panik sepse po bëhet vetëm për të shmangur përhapjen e virusit sepse spitalet këtu nuk përballojnë shumë të infektuar sidomos në terapinë intesive por na kanë thënë edhe se kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe nuk ka asnjë rast që të ketë humbur jetën nga koronavirusi por kanë pasur patologji të tjera,”- tha ajo.

Më pas rrëfeu si po e kalon kohën brenda në shtëpi. “Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me familjarët më shumë. nuk shikojmë dot as eventet sportive. Na kanë thënë do zgjasë deri më 3 prill pastaj shpresojmë që të mbarojë sepse nuk mund të dalim as nga provinca,”– shtoi Rike.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U martua me miliarderen kineze/ Modeli shqiptar në ndihmë të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira ku të gjithë po përballen me Coronavirusin. I martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka treguar se të dy kanë vendosur të dërgojnë 200 mijë maska drejt Shqipërisë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditët plot dashuri të Ajkës dhe Xhensila Myrtezajt në karantinë/ Këngëtarja publikon videot e ëmbla me të bijën

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj, ka treguar se si po e kalon këtë periudhë izolimi në shtëpinë e saj së bashku me Besin dhe Ajkën. Xhensila ka publikuar disa video ku shihet duke luajtur me Ajkën e vogël e cila duket se argëtohet shumë me prindërit e saj. Në njërën nga […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditëlindja e veçantë e Turjan Hyskës në karantinë/ Orinda Huta i bën urimin romantik

Publikuar

-

Nga

Sot, moderatori dhe producenti Turjan Hysko feston 35 vjetorin e tij të linjdes dhe në këtë ditë të vecantë për të ka marrë shumë urime e surpriza nga miqtë e familjarët e tij. Edhe pse në karantinë, Turjani ka publikuar një video në Instastory ku tregon se si miqtë e familjarët i kënduan këngën e […]

LEXO TE PLOTE