Showbizz
“Jam tërhequr, është shumë e vështirë”/ Moderatorja seksi rrëfen eksperiencën e saj si nënë

Genta Cana është një nga moderatoret më seksi shqiptare. Para pak kohësh ajo u bë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e ka quajtur Ella.
Bukuroshja bjonde ka treguar për vështirësitë e të qënit nënë si dhe për vendimin që ka marrë në lidhje me numrin e fëmijëve që do të ketë në të ardhmen pasi në një intervistë të mëparshme në emisionin Ftesë në 5 ajo është shprehur se me dëshirë dëshironte aq fëmijë sa një skuadër futbolli.
E ftuar sot tek Bieta Sulo ajo është shprehur se e ka përjetuar një depresion të vogël pasi e ka patur shumë të vështirë.
“Presioni psikologjik, puna e oreksit që thuajse u largua. Pata një lloj depresioni pas lindjes.
Është një periudhë domosdoshmërisht do ta kalosh. Sidomos për një femrë që është mësuar të jetë në lëvizje. Dhe e gjen veten të mbyllur me një bebe që duhet të kujdesesh për të.
“Ndjenja më e mirë në botë dhe e frikshme. Është ajo ndjenja e shumë pyetjeve në kokë dhe sheh para teje një bebe të vogël e thua a është e imja kjo krijesë kaq e vogël.”
Në këtë moment moderatorja i ka kujtuar një emision të mëparshëm ku Genta shprehej se në të ardhmen do të donte të kishte shumë fëmijë, me shumë dëshirë do të kisha një skuadër futbolli.
“Unë i dua shumë fëmijët por tërhiqem prej asaj që kam thënë po është shumë e vështirë. Ndoshta do të mbetet vetëm Ella në jetën tonë”, është shprehur Genta Cana.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al