Showbizz
U bë nënë për herë të parë pas 8 vitesh/ Këngëtarja poston foton e ëmbël

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Yllka Kuqi, pas 8 vitesh martesë me muzikantin Astrit Pallaska është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bënë të ditur prindërit e këngëtares të cilët u shprehën se janë mjaft të lumtur për këtë lajm dhe thanë se këngëtarja zgjodhi emrin Luiza për vogëlushen.
Pas lindjes, këngëtarja zgjodhi të mos e bëjë lajmin publik, por sot që vajza e saj ka bërë 1 muaj, ajo ka publikuar foton e parë.
Yllka nuk e ka zbuluar imazhin e vajzës, por ka zgjedhur të publikojë vetëm një foto artistike të këmbëve të Luizës.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania