Showbizz
“E humba në një moment kritik për jetën”/ Hygerta Sako mes dhimbjes rrëfen për periudhën më të vështirë

Pak ditë më parë, moderatorja Hygerta Sako ndau me ndjekësit lajmin e trishtë për humbjen e babait e saj. Sot nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e saj të madhe dhe është shprehur se e humbi njeriun e saj më të shtrenjtë në një moment kritik.
“Dashuria ne koherat e koleres aka Dhimbja ne koherat e koronavirusit
Thone dhe kane te drejte qe dhimbja kalohet me njerez. E humba babane ne nje moment kritik per jeten dhe vazhdimesine e te gjitheve ne. Mbyllur ne shtepi me nenen dhe vajzen time, dhimbja eshte akoma me e madhe. E kam te pamundur t’ju kthej pergjigje te gjitheve, gishtat nuk me punojne e mendja eshte e turbullt. Por ju jam mirenjohese pafund per te gjithe mbeshtjetjen pa kufi qe me keni dhene ne keto dite te veshtira. Kush e ka humbur babain, ma kupton shume mire dhimbjen. U prehshin ne paqe te gjithe baballaret tane, qe na kane rritur me sakrifica e vetemohim e na kane mbushur me dashuri e perkujdesje. Nje keshille per te gjithe ju qe e gezoni ende dashurine dhe zerin e babait. Gezoni sa me shume me ta, bisedoni, puthini, perqafojini, sepse nuk e dime kurre kur do i humbim dhe cdo sekonde me shume me ta ka vlere te paimagjinueshme. Zoti ju bekofte te gjitheve e faleminderit dhe nje here per te gjithe mesazhet e mbeshtetjen qe me keni dhene. 🙏🕊☝️”- janë fjalët e saj në postim./CNA.al
View this post on Instagram