Showbizz
“Do më kërkonte të martoheshim por kishte një problem”/ Balerina shqiptare rrëfen për propozimin e aktorit të “Sex and the City”

Balerina e njohur, Adel Lami ka qenë së fundi e ftuar në emisionin Pop Culture ku ka treguar për jetën e saj profesionale po ashtu edhe private. Ajo ka habitur me deklaratën e saj ku ka treguar se aktori i famshëm “Sex and the City” , Chris North I ka propozuar për martesë por kishte vetëm një pengesë, moshën.
Ai i ka thënë se nëse do të ishte më i ri ata do të ishin martuar direkt. Chris është bërë shumë i njohur nga roli Mr Big në filmin “Sex and the city” dhe aktualisht është 65 vjeç.
Ndonëse ai vazhdon të jetë i pashëm, balerina jonë është vetëm 25 vjeç. Balerina tha se prindërit e saj nuk duan ende që ajo të martohet, pasi dëshirojnë që ajo të bëjë karrierë./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania