Connect with Us

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti kthehen nga Amerika dhe vetizolohen: “Do kalojë për të gjithë shqiptarët dhe globin”

Showbizz

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti kthehen nga Amerika dhe vetizolohen: “Do kalojë për të gjithë shqiptarët dhe globin”

Publikuar

-

Dy vëllezërit e suksesshëm korçarë, Endri dhe Stefi Prifti janë rikthyer nga Amerika dhe janë vetizoluar në shtëpinë e tyre pranë familjes teksa Coronavirus është përhapur në të gjithë botën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ata kanë treguar se ashtu si të gjithë shqiptarët edhe fëmijët e tyre janë izoluar dhe shpresojnë se e gjithë kjo situatë do të kalojë për të gjithë shqiptarët po ashtu edhe për të gjithë globin.

Gjithashtu kanë ndarë me ndjekësit edhe disa nga momentet e udhëtimit nga Florida për në Shqipëri. Ata shtojnë se po luten që gjithçka të përfundojë sa më shpejt.

“Ne “Vellezerit Korcare” Stefi dhe Endri Prifti! Te menduar, te gezuar! Te dashuruar apo vetem…! Me te mirat dhe te keqiat tona..! Me familjet dhe sidomos femijet tane, qe i duam shume. Here te lumtur dhe here me drama…, si c’do familje neper bote, sot u kthyem ne Shqiperi.

Ka dashur Zoti te jemi dy vellezer te pandare (si, shpesh na thone) edhe pse nuk eshte e lehte..!

Me shoke e miq te mire kudo neper bote.

Muzika dhe pasioni qe kemi per te 🎵🎶 luan rolin kryesor ne qendrueshmerine e te qenit “Vellezer korcare, te pandare” 😊 Ndoshta vete jeta..! Femijeria… mundimet dhe sakrificat si jemi rritur! Nena jone qe na la shpejt…! Mungesa e babait qe ne vogeli, gje te cilen me apo pa dashje me eshte dashur mua ta luaj si nje rol te dyte per shume vite!

Ne “Vellezerit Korcare”, Stefi dhe Endri Prifti sot u kthyem nga Amerika per tu “izoluar” ketu ne Shqiperi dhe jo ne Amerike, ku i kishim te gjitha kushtet dhe mundesite per te qendruar.

Por… femijet tane jane jeta jone dhe jane me teper se te qenit “Ne”! Ata ndodhen ne Shqiperi dhe po perballen si gjithe shqiptaret e tjere me kete gjendje te jashtezakonshme te ketij virusi te keq, e cila kerkon shume kujdes, por jo panik..! Deri tani u perballen vete me situaten e krijuar dhe ne ndihemi shume krenare per kete gje! 🙏🙏

Sot, qe u kthyem nga Florida drejt Frankfurtit dhe me pas Tiranes, me beri pershtypje dicka: – Nga Tampa ne Frankfurt (shumica ishin gjermane), askush nuk mbante maska…! Ishin te gjithe ne qejf te tyre, sikur nuk kishte ndodhur asgje!

Kur arritem tek gate per ne Tirane 80 % ishin me maska dhe teper te trishtuar, si lule “qendro larg…”!Takuam disa kolege atje dhe takimi behej me kembe…😁 (shaka, por e vertete 😁)!

Ne “Vellezerit Korcare” nuk ju bejme bisht sakrificave, por jemi ketu prane femijeve tane duke u lutur dhe shpresuar, se c’do gje do kaloje shpejt dhe me sukses per te gjithe shqiptaret dhe gjithe globin 🙏🙏

Mbase perfundojme ndonje kenge te re kete periudhe qetesi – lufte!”, shkruajnë në postimin e tyre.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U martua me miliarderen kineze/ Modeli shqiptar në ndihmë të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira ku të gjithë po përballen me Coronavirusin. I martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka treguar se të dy kanë vendosur të dërgojnë 200 mijë maska drejt Shqipërisë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditët plot dashuri të Ajkës dhe Xhensila Myrtezajt në karantinë/ Këngëtarja publikon videot e ëmbla me të bijën

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj, ka treguar se si po e kalon këtë periudhë izolimi në shtëpinë e saj së bashku me Besin dhe Ajkën. Xhensila ka publikuar disa video ku shihet duke luajtur me Ajkën e vogël e cila duket se argëtohet shumë me prindërit e saj. Në njërën nga […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditëlindja e veçantë e Turjan Hyskës në karantinë/ Orinda Huta i bën urimin romantik

Publikuar

-

Nga

Sot, moderatori dhe producenti Turjan Hysko feston 35 vjetorin e tij të linjdes dhe në këtë ditë të vecantë për të ka marrë shumë urime e surpriza nga miqtë e familjarët e tij. Edhe pse në karantinë, Turjani ka publikuar një video në Instastory ku tregon se si miqtë e familjarët i kënduan këngën e […]

LEXO TE PLOTE