Connect with Us

“Karantina ime prej 6 muajsh e gjysmë”/ Aurela Gaçe rrëfen periudhën më të vështirë të jetës dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Showbizz

“Karantina ime prej 6 muajsh e gjysmë”/ Aurela Gaçe rrëfen periudhën më të vështirë të jetës dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Publikuar

-

Këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për këtë periudhë në të cilën ndodhet vendi ynë aktualisht.

Ajo ka publikuar një status ku ka rrëfyer periudhën më të vështirë të jetës së saj ku i është dashur të qëndrojë 6 muaj e gjysmë e privuar nga shumë gjëra për shkak të shtatzënisë së saj dhe duke mos pasur mundësinë as për të lëvizur dhe për tu kujdesur për veten dhe vajzën e saj të madhe Grace.

Rrëfimi i saj është shumë prekës dhe mesazhi është shumë i qartë, nëse doni veten dhe njerëzit që iu rrethojnë nuk mbetet gjë tjetër veçse të respektojmë rregullat dhe të bëni durim nëse e doni “Jetën”.

“Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte.

Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.

Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes.

Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital.

Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” .

E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.😭 Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS” !”, shkruan Aurela në postimin e saj./CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

FOTOT- Femra më seksi në botë/ Ndryshimet drastike që pësoi ndër vite modelja e famshme

Publikuar

-

Nga

Kelly Brooks e cila sot është 40 vjec ka qenë gjtihnjë në fokus të kopertinave më prestigjoze të modës. Fiziku dhe pamja e saj bënin që Kelly të ndizte fansat. Së fundi ajo ka qenë shumë e komentuar për shkak të ndryshimit drastic në pamjen e saj. Të gjithë nisën të komentonin për kilogramët e […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT- Familja Beckham shpenzon miliona dollarë/ Shton në koleksion apartamentin super luksoz

Publikuar

-

Nga

david dhe victoria bekham

Familja e famshme e showbizit, Beckham, ka shtuar në koleksionin e saj një tjetër apartament luksoz. Mediat e huaja shkruajnë se apartamenti kap shifrën e 24 milionë dollarësh në Miami. Apartamenti ndodhet në godinën e quajtur “Muzeu 1000” në qytetin kryesor të Floridës dhe do të jetë rezidenca e familjes aty, pasi David ka lënë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Shoqja e ngushtë e miliarderes “thyen” rrjetin/ Gatuan në kuzhinë vetëm me të brendshme

Publikuar

-

Nga

Mikesha më e ngushtë e Kylie Jenner, Anastasia Karanikolau i ka vënë flakën rrjetit me fotot e fundit nga karantina. Bukuroshja bjonde është shfaqur super në formë dhe ka treguar linjat e saj bombastike. E veshur vetëm me të brendshme Anastasia është shfaqur duke gatuar në kuzhinë teksa ndodhet në karantinë. Krahas fotos shumë seksi […]

LEXO TE PLOTE