Showbizz
“Qëndroni sa më shumë me njerëzit e dashur”/ Armina Mevlani zbulon si po e përjeton vetizolimin

Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura dhe të ndjekura në rrjetet sociale. Në një lidhje direkte në emisionin e Rudinës, Armina ka treguar si po e kaon kohën teksa ndodhet në ditën e 4 të karantinës.
Ajo është shprehur se të gjithë njerëzit duhet ta marrin këtë si një kërkesë nga natyra për të bërë pak pushim dhe ta shfrytëzojnë duke kaluar sa më shumë kohë me familjen dhe të dashurit e tyre si dhe mund të bëjnë gjëra që nuk i kanë bërë kurrë më parë, është koha e duhur për të mësuar.
“Sot është dita e 4 e karantinës dhe është psikologjikisht e vështirë pasi jemi mësuar me punë dhe lëvizje por duhet të mundohemi të shohim anën pozitive. Jam izoluar së bashku me Shkëlzenin. Unë e kam shfrytëzuar kohën duke u marrë me aktivitet fizik, nuk e kam shkëputur për asnjë moment. Unë u këshilloj të gjithëve që të qëndroni dhe të kujdesemi sa më shumë për njerëzit tanë të dashur. Le ta marrim si një periudhë pushimi dheb të bëjmë një thirrje që të gjithë duhet ta bëjmë këtë por jo vetëm për problemet shëndetësore por edhe për të mos ua ngjitur njerëzve tanë më të dashur”, ka thënë ndër të tjera Armina Mevlani.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al