Showbizz
FOTOT- Luana Vjollca në dilemë/ Kërkon mendim nga fansat

Moderatorja Luana Vjollca është një nga vajzat më të ndjekura të showbizit.Duke patur shumë fansa, Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan projektet e saj më të reja si dhe publikon foto tejet sensuale si këto të ditëve të fundit.
Bukuroshja e ekranit duket se ka gati këngën e saj më të fundit por ka një dilemë, kur do ta publikojë.
Nëpërmjet një fotoje ku shfaqet super seksi ajo kërkon mendimin e fansave ku shumica prej tyre tregojnë se mezi po e presin këngën më të re të saj.
Nuk e dimë nëse Luana do t’ua plotësojë kërkesën fansave të saj për ta publikuar klipin sonte, por sigurisht që do të ketë shumë shikueshmëri pasi fansat janë të shumtë.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me fotot më të fundit të Luana Vjollcës./CNA.al