Showbizz
“Gruaja ime më e mira në botë”/ Reperi nuk i kursen fjalët e dashurisë për modelen shqiptare

Reperi Fero dhe modelja Arbenita po e shijojnë dashurinë e tyre në maksimum dhe kjo duket në postimet e tyre në rrjetet sociale ku shpesh herë shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Si Fero ashtu dhe Arbenita kanë ndarë me ndjekësit pamje të ndryshme nga momentet që kalojnë së bashku dhe mesa duket as Koronavirusi nuk ka mundur t’i ndalojë çiftin të qëndrojnë afër me njëri-tjetrin. Së fundmi ka qenë Fero ai i cili ka publikuar një foto ku shihet krah Arbenitës. Kur të gjithë janë të izoluar reperi ka preferuar që t’ia shprehë dashurinë të dashurës së tij, Arbenitës.
“Gruja jem ma e mira n’bot”, shkruan reperi krah fotos me Arbenitën.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhmte./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania