Showbizz
Duart plagë nga pastërtia/Luana Vjollca tregon si po e kalon këtë periudhë vetë-izolimi

Moderatorja Luana Vjollca, ashtu si shumë personazhe të tjera të ekranit është vetë-izoluar në shtëpinë e saj duke iu bindur rregullave të vendosura nga shteti për këtë periudhë ku Coronavirus është përhapur masivisht.
Në një lidhje direkte në emisionin e Bieta Sulos Luana ka treguar si po e kalon këtë periudhë vetë-izolimi.
Moderatorja ka treguar se ka zbuluar shumë gjëra rreth vetes. Njëra nga këto ishte se dite të gatuante,ndërsa tregon se është e fiskuar pas pastërtisë.
Luana ka treguar se nga larja e shpeshtë e duarve, lëkura i është acaruar dhe e kishte në gjendje shumë të keqe, duke i treguar edhe nga kamera.
Gjithashtu e ka treguar gjendjen e duarve nepermjet nje story ne Instagram.
Puna më e shpeshtë që këngëtarja ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, por pa lënë pas edhe gjërat e tjera.
Luana tha se gjatë këtyre ditëve që ka qëndruar e mbyllur e ka marrë malli për të ëmën dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al