Showbizz
Babai i saj humb jetën nga Covid-19/ Aktorja e famshme prek zemrat e të gjithëve me foton nga spitali

Aktorja e famshme Sophia Myles, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për humbjen e babait të saj. Ajo ndau fotografinë e fundit të babait të saj i cili shihet shtrirë në një respirator, shkruan Mirror. Disa orë pas vdekjes së Pjetrit, ylli i Underëorld, 40 vjeç, shkroi fjalët e saj të fundit për babain.
Ajo shkroi: “RIP Peter Myles. Babai im i dashur vdiq vetëm disa orë më parë. Ishte virusi COVID që e morri më në fund.” Peter kishte probleme shëndetësore edhe më herët ai po vuante nga sëmundja e parkinsonit dhe koronavirusi i dha goditjen finale./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania