Showbizz
Pas humbjes së babait dhe vetë-izolimit/ Hygerta Sako jep mesazhin e rëndësishëm për jetën

Pak kohë pas humbjes së babait, Hygerta Sako po kalon momente të vështira. Hygerta së bashku me familjen e saj është vetë izoluar dhe gjatë kësaj periudhe ka përcjellë mesazhe shumë domethënëse duke treguar se shëndeti dhe liria janë gjërat më me vlerë të kësaj jete.
Nëpërmjet një fotoje të realizuar vetëm një muaj më parë ajo ka treguar se që nga ajo kohë i duket se ka kaluar një shekull.
“Kjo foto është shkrepur veç një muaj më parë dhe më duket sikur ka një shekull. Në këto ditë të errëta kuptova përfundimisht që shëndeti dhe liria janë dy gjërat më me vlerë të kësaj jete. Apo e kam gabim?”, ka shkruar Sako krah postimit të fundit në ‘Instagram’.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania