Connect with Us

“Viktimë e sistemit gjyqësor rumun”/ Angela Martini flet për akuzat ndaj bashkëshortit të saj

Showbizz

“Viktimë e sistemit gjyqësor rumun”/ Angela Martini flet për akuzat ndaj bashkëshortit të saj

Publikuar

-

Modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Dragos Scavulescu kanë qenë në qendër të vëmendjes në media. Bashkëshorti i modeles deri para pak kohësh thuhej se ishte në arrati për shkak të problemeve me drejtësinë. Prej kohësh ata nuk shiheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje u aludua për një ndarje të ciftit.

Por në një intervistë për Revista Ëho, Angela ka sqaruar njëheë e mirë këtë histori. Sipas saj fajin e ka shteti rumun, i cili ka ligje që sulmojnë bizneset. Angela thotë se çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. “Do ta sqaroj edhe njëherë gjithçka lidhur me këtë histori:

Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane.

Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve. Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre. 80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të “luftës kundër korrupsionit”.

Bashkëshorti im është një prej njerëzve të pakët në Rumani që refuzoi të njihte dënimin ilegal për të ashtuquajturin “bashkëpunim në abuzimin e shërbimeve”, për një biznes absolutisht të ligjshëm që ai krijoi 18 vite më parë! Të gjithë avokatët që kanë studiuar çështjen e tij ishin absolutisht të shokuar. Bashkëshorti im ka 10 avokatë që merren më çështjen e tij, nga Rumania, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Pa përjashtim, ata kanë zbuluar shumë abuzime dhe dhunime të ligjit që gjyqtarët dhe prokurorët rumunë bënë në çështjen e tij.

Për ta bërë më të qartë në pak fjalë: bashkëshorti im është një njeri i lirë, ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në burg! Ai iu dorëzua autoriteteve italiane, sepse në këtë mënyrë ai iu bind ligjit dhe po zgjidh problemin e tij. Pasi kontrolluan dosjen dhe situatën e tij ligjore, gjyqtarët italianë e lanë të lirë. Ka akoma disa çështje pezull në Itali, Rumani, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat definitivisht do të zgjidhin situatën e tij. Lajmet që shtypi shqiptar kopjoi nga shtypi rumun janë lajme të rreme. Mos më humbni kohë të komentoj për to”, tregoi modelja me detaje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: