Showbizz
FOTOT-Përdor maskat në vend të reçipetave/ Modelja ruse masakrohet nga fansat

Modelja ruse ka irrituar të gjithë ndjekësit e saj ku në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale ku tregon se ne vend te sutjenave ka vendosur maska.
Ndërkohë që në disa vende të botës, njerëzit po vuajnë mungesën e maskave, modelja Ylia Ushakova i përdor ato në vend të recipetave.
Ndjekësit nuk e kanë toleruar aspak këtë sjellje të saj dhe menjëherë kanë nisur me komentet negative në llogarinë e modeles.
“Sapo porosita këto rrobabanje. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”, shkruajti modelja.
Pas këtij postimi vëshruan një lumë me komente negative për modelen duke thënë se kjo është shakajë me e keqe që kanë parë këto ditë. Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë këtë foto nga modelja 29-vjeçare duke qenë që spitalet nuk kanë maska mjaftueshëm.
“Ka një mungesë globale të maskave. Kjo është shakaja më e keqe që kam parë gjatë këtyre ditëve të tmerrshme”. “Krejtësisht budallaqe dhe pa respekt për të gjithë mjekët dhe ata që po vuajnë.
Po të bëj unfollow direkt. Mjaft.” “Ato maska mund të shpëtojnë një jetë, kjo nuk është shaka”. Këto janë disa nga komentet që ndjekësit i kanë lënë modeles në foto.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al