Connect with Us

“Isha në Milano kur filloi e gjitha”/ Aurela Hoxha tregon frikën e madhe pas shpërthimit masiv të Coronavirusit

Showbizz

“Isha në Milano kur filloi e gjitha”/ Aurela Hoxha tregon frikën e madhe pas shpërthimit masiv të Coronavirusit

Publikuar

-

Aurela Hoxha është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Ajo ka treguar se ndodhet në Barcelonë së bashku me familjen ku dhe është vetë-izoluar për shkak të përhapjes masive të Covid-19 në të gjithë botën.

Në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”, Aurela ka treguar se si e ka përjetuar të gjithë këtë periudhë.

Ajo ka theksuar se ishte ndjerë shumë e frikësuar dhe se këtë periudhë ku po qëndron e mbyllur e ka kaluar duke lexuar, gatuar si dhe duke u lutur që e gjitha kjo të kalojë shumë shpejt.

“Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë që ka filluar dhe unë vazhdoj e bëj njësoj. Ndoshta kam filluar të lexoj pak më shumë, të lutem pak më shumë. Është një moment ku realisht po lutem për të gjithë. Unë jam myslimane. Shkoj në kishë dhe në xhami dhe nuk e kam bërë këtë ndarje, që e vogël kam besuar vetëm një Zot dhe mënyra si unë lutem dhe besoj nuk është fare e ndikuar nga fetë. Kam marrë shpeshherë kritika sepse mbiemri im Hoxha, edhe duke qenë se shkoj në kishë, duket si diçka shumë e çuditshme për shumë njerëz. Por realisht unë besoj vetëm një Zot, besoj në kishë, besoj në xhami. Të gjithë ne duhet të lutemi në mënyrën tonë, në mënyrën si ne besojmë. Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluan një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe famija ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë,”– tha Hoxha.

Per me teper shihni videon dhe galerine e meposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U martua me miliarderen kineze/ Modeli shqiptar në ndihmë të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira ku të gjithë po përballen me Coronavirusin. I martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka treguar se të dy kanë vendosur të dërgojnë 200 mijë maska drejt Shqipërisë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditët plot dashuri të Ajkës dhe Xhensila Myrtezajt në karantinë/ Këngëtarja publikon videot e ëmbla me të bijën

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj, ka treguar se si po e kalon këtë periudhë izolimi në shtëpinë e saj së bashku me Besin dhe Ajkën. Xhensila ka publikuar disa video ku shihet duke luajtur me Ajkën e vogël e cila duket se argëtohet shumë me prindërit e saj. Në njërën nga […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditëlindja e veçantë e Turjan Hyskës në karantinë/ Orinda Huta i bën urimin romantik

Publikuar

-

Nga

Sot, moderatori dhe producenti Turjan Hysko feston 35 vjetorin e tij të linjdes dhe në këtë ditë të vecantë për të ka marrë shumë urime e surpriza nga miqtë e familjarët e tij. Edhe pse në karantinë, Turjani ka publikuar një video në Instastory ku tregon se si miqtë e familjarët i kënduan këngën e […]

LEXO TE PLOTE