Showbizz
Makinë me kristale Swarovski dhe luks i shfrenuar/ Fotot e modeles ruse që po “çmend” rrjetin

E njohur tashmë për makinën e saj “Lamborghini Aventador” të mbuluar me kristale Sëarovski, modelja ruse Daria Radionova duket se nuk ndalet me luksin e saj të shfrenuar.Së fundmi Daria, pronarja e “bishës së zezë” e cila kushton 2.5 milion paund, ka “djegur” rrugët e Londrës.
Miliarderja ruse është vetëm 26 vjeç dhe ka studiuar në Londër për menaxhim biznesi. Tani ajo merret me stilimin e veshjeve të vipave.Po ashtu më parë, ajo ka bere buje edhe për numrin e madh të këpucëve të markës “Christian Louboutin” dhe veshjet të cilat janë koleksion tepër i rrallë për tu gjetur.
Në një intervistë disa kohë më parë ajo ka thënë:“Unë kam shumë stoli. Diamantet janë shoqja më e mirë e një vajze. I kam kudo.” Për më tepër më poshtë do të shikoni fotot nga jeta luksoze dhe më të komentuara të saj./CNA.al