Showbizz
Përdorën fotot e djalit të tij për lajm të rremë/ Reperi i famshëm italian reagon i revoltuar: Bastardi i ditës

Reperi i famshëm italian Fedez, ka reaguar i revoltuar ndaj një lajmi tq rremë që qarkullon në rrjetet sociale ku është përdorur fotoja e të birit Leo.
Së fundmi, dikush ka marrë foto të Leo-s për të publikuar një lajm të rremë në një grup në Facebook.
Personi në fjalë shkruan se i biri, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit dhe duket se ky lajm e ka acaruar Fedez-in.
Më pas reperi ka reaguar nëpërmjet një postimi i drejtohet personit që publikoi lajmin e rremë duke shtuar:
“E bën për të tërhequr vëmendje, ndaj mendoj se është e drejtë t’i japim vëmendjen që meriton këtij personi që shkarkon fotot e djalit tim për të thënë se ka vdekur nga koronavirusi. Komplimente, fitove! Bastardi i ditës!”- shkruan Fedez.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania