Showbizz
Në probleme të ndërlikuara ligjore/ Pas publikimit të këngës me artistët ndërkombëtarë, Era Istrefi habit me fjalët

Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me dy artistët ndërkombëtarë Arash e Ilkay Snecan.
Kënga titullohet “No maybes”, por duket se Era ka dashur të publikojë këngë të tjera pasi në një postim në rrjetet socialeajo është shprehur se për shkak të disa problemeve ligjore kjo gjë është paksa e ndërlikuar.
Era shpreson që projektet e reja të vijnë sa më shpejt pasi sipas saj janë “zjarr”.
‘Me mu lansu kangt mas 2 vjetve që i boj, përshembull kjo e fundit ‘No Mabes’ për mu nuk është e lehtë se tash jom n’tripa tjerë e valë tjetër e kom shumë sene ma ‘zjarr’. Ama nganjëherë ky është efekti anësor i të qenurit artist ndërkombëtar. Supozoj që çdo e mirë ka edhe ndonjë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni e du shumë. Është thjesht, që mezi po pres me iu lëshu sene t’reja. Ishalla s’des pa. E kur po m’pysni përse? Është vështirë sepse hala jam në procese shumë të ndërlikume ligjore. Ama si gjithçka tjetër që e kom arrit në jetë (falemnderit Zot) edhe këtë kom me e arritë’, shkruan Era në postimin e bërë. Ajo ka folur edhe më parë për këto probleme, duke shpjeguar se u zhduk për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale./CNA.al