Showbizz
Ditëlindja e veçantë e Turjan Hyskës në karantinë/ Orinda Huta i bën urimin romantik

Sot, moderatori dhe producenti Turjan Hysko feston 35 vjetorin e tij të linjdes dhe në këtë ditë të vecantë për të ka marrë shumë urime e surpriza nga miqtë e familjarët e tij.
Edhe pse në karantinë, Turjani ka publikuar një video në Instastory ku tregon se si miqtë e familjarët i kënduan këngën e ditëlindjes edhe pse përmes telefonit.
Mes atyre që e uruan përzemërsisht ka qenë edhe nëna e tij, për të cilën Turi i thotë dy fjalë zemre:
“35 vjet më parë vendosi të më sjellë në jetë. Kam përshtypjen se më do si ditën e parë”, shprehet ai.
Por sigurisht që nuk mund të mungonte dhe urimi i bashkëshortes së tij, moderators Orinda Huta e cila nëpërmjet disa fotove të papublikuara më parë nga dasma ka uruar bashkëshortin e saj me fjalët më të ëmbla.
“Lumturia jote është e imja.. gëzuar ditëlindjen burri i jetës time.. të dua! •Sa? …..pafund ( vazhdon por po e le me kaq…”, shkruan ajo./ CNA.al
View this post on Instagram