Showbizz
Larg të gjithëve dhe gjithçkaje/ Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij vetë-izolohen në shtëpinë e tyre në pyll

Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer kanë vendosur të vetëizolohen larg të gjithëve dhe gjithçkaje. Mediat turke shkruajnë se çifti po jetojne në shtëpinë e tyre në pyll, për t’i kaluar këto ditë pandemie në natyrë. Kivanç dhe Basak e adhurojnë natyrën prandaj qëndrimi në këtë shtëpi është i rëndësishëm për ta.
Shtëpia e çiftit ndodhet në një fshat të Turqisë, në Kemerburgaz. Kivanç dhe Basak janë të martuar që prej vitit 2016 dhe jetën e tyre private përpiqen ta mbajnë gjithmonë sa më larg syrit të publikut. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania