Showbizz
“I dua më shumë seç duhet”/ Capital T tregon pse nuk i bën publike lidhjet e tij të dashurisë

Capital T është një nga reperët dhe meshkujt më të pëlqyer nga vajzat. Por është shumë i rezervuar përsa i përket jetës private dhe lidhjeve të dashurisë.
Së fundi reperi ka vendosur të tregojë arsyen pse nuk ka preferuar kurrë të bëjë publike lidhjet e tij me femrat.
“Qysh more si du femnat. I du më shumë seç duhet”, shkruan reperi ndër të tjera.
Capital shton më tej se gjithmonë ka qenë me femra që se kanë dashur famën dhe se kanë merituar presionin e vëmendjes për shkk se flasin me të. Ai shkon më tej kur thotë se fama ndonjëherë nuk është qejf dhe ka shumē që nuk e duan.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania