Fashion
Sfida më e re që po “pushton” Instagramin/ Si të ktheni jastëkun në fustan

Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë realizuar sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë.
Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale.
Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e pijeve në duar, duket se kjo sfidë do të bëjë xhiron e rrjetit në ditët në vijim. Më poshtë ju sjellim disa prej fotove më interesante, nga të cilat pse jo, mund të merrni një ide për pozën tuaj të radhës./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania