Showbizz
Pasi kundërshtoi Edi Ramën për masat/ Julian Deda thumbon Portokallinë: Ku është sot

Aktori Julian Deda është nga të paktët personazhe që i doli kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai do të ishte i pari që do të thyente karantinën.
Së fundi Jul Deda ka ironizuar shown e humorit “Portokalli” në rrjetet sociale ku në një postim shkruan: “Klanifornia, i vetmi spektakel humori qe i mbijetoi pandemise. 💪 Fak Koronavirus. 😉.”
Kaq ka mjaftuar që shumica prej ndjekësve të kritkojnë Julian Dedën duke i kujtuar se nga ai shoë humori fitoi famë, madje kanë theksuar se Portokalli i bën më shumë për të qeshur se Klanifornia.“Jul, me gjithë respektin që kam, pse shumica juaj merret dhe ironizon ‘Portokallinë?’ ata që e bëjnë atë spektakël mbase kanë menduar se nuk është e njëjta cilësi humori në këto kushte dhe kanë gjykuar për pak pushim. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj një formati që ju promovoi ju dhe shumë të tjerë,” shkruan një ndjekës.
Këtij komenti Juli i ka kthyer një përgjigje me të cilën thotë se kjo është e vërteta për momentin.
“Ku e sheh urrejtjen. Unë thashë që “Klanifornia” është i vetmi spektakël humori për momentin. Po gënjej unë?”
“Ju kuptoj shumë mirë me këtë që doni të thoni dhe që jeni humorist i mirë, por nga ‘Portokallia’ keni dalë në fillim si humorist se atje keni filluar. Më vjen keq kur lexoj komente të tilla,” shkruan dikush tjetër.
“Nuk e mohova këtë. Por pyetja është ku është sot? Pikërisht në këto ditë të vështira?”, i ka kthyer Juli me ironi./CNA.al