Showbizz
FOTO-Anxhelina Hadërgjonaj vijon me pozat seksi me bikini: Do të jetë e vështirë të dal me pantallona pas Coronavirus

Ajo është një nga vajzat shqiptare më të ndjekurat dhe të komentuarat në rrjetet sociale për shkak të stilit të jetës që bën.
Prej vitesh Anxhelina Hadërgjonaj jeton në SHBA ku dhe ka krijuar një rreth shoqëror shumë të madh mes tyre edhe të njohur,
Shpesh herë e kemi parë në festa private të personazheve më të famshëm në botë. Gjatë kësaj periudhe izolimi Anxhelina ka qenë me tëper aktive se kurrë.
Pak ditë më parë ajo publikoi një video ku shfaqej shumë seksi me bikini duke kërcyer para kamerës. Videoja grumbulloi shumë komente e pëlqime drejt saj. Së fundi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet sërish me bikini por vëmendjen e ka tërhequr përshkrimi i saj.
“Sa më shumë të zgjasë kjo, aq më e vështirë do të jetë kthimi në një shoqëri ku kërkohen pantallona”,- shkruan Anxhelina Hadërgjonaj krahas fotos.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al