Connect with Us

Studimi/ Coronavirus mund të mbijetojë në temperatura deri në 60 gradë

Shëndeti

Studimi/ Coronavirus mund të mbijetojë në temperatura deri në 60 gradë

Publikuar

-

Një studim nga Universiteti Aix Marseille në Francë ka zbuluar se Coronavirus mund të mbijetojë edhe në temperatura të larta.
Ata e ngrohën coronavirusin deri në 56 gradë celsius për 30 minuta, dhe 60 gradë celsius për 1 orë 92 gradë celsius për 15 minuta sipas studimit kërkimor të botuar në revistën bioRxiv.org.Në testet e tyre, shkencëtarët përdorën qelizat e veshkave nga një majmun afrikan, një material standard për testet e aktivitetit viral, të cilat ishin infektuar me koronavirus.

Ata e ekspozuan koronavirusin në 56 gradë Celsius për 30 minuta,60 gradë Celsius për 60 minuta dhe 92 gradë Celcius (pothuajse pikë e vlimit të ujit) për 15 minuta. Ndërsa temperaturat e larta ulën ndjeshëm efektivitetin e koronavirusit, ai ishte akoma në gjendje të përhapte një raund tjetër të infeksionit në veshka.

Vetëm gjatë ekspozimit së koronavirusit për 92 gradë Celsius për 15 minuta, ai ndaloi së përhapuri infeksione. Protokolli më i zakonshëm për çaktivizimin e një virusi është ngrohja prej 60 gradë celcius për një orë, siç rekomandohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara. Ky protokoll përdoret për të çaktivizuar viruset me shkallë të lartë të vdekshmërisë, siç është virusi Ebola.

Rezultatet e këtij studimi kanë implikime të rrezikshme edhe për laboratoret që analizojnë teste në mostra për të përcaktuar nëse ato janë pozitive për koronavirusin apo joStudiuesit sugjerojnë përdorimin e kimikateve në vend të temperaturës së afërt të vlimit për të çaktivizuar virusin, duke u dhënë mundësi teknikëve të laboratorëve të ruajnë sigurinë e tyre pa kompromentuar efektivitetin e testit të koronavirusit./ CNA.al

Marrë nga Daily Mail

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: