Showbizz
“Gëzuar 18-vjeçarja ime”/ Bes Kallaku uron Ijen në mënyrën më të veçantë

Aktori i humorit Bes Kallaku ka uruar në mënyrën më të veçantë Ijen e tij e cila ditën e sotme mbush plot 81 vjeç. Nëpërmjet një fotoje ku shihet në kopsht së bashku me Ijen, Besi ka bërë urimin e tij me fjalë zemre.
Ai tregon se pavarësisht moshës, gjyshja e tij vijon të punojë me të njëtën forcë çdo ditë.
“Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe!
Urime 18-vjeçarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7 😂. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! 🙌🍇. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi./ CNA.al