Connect with Us

“Mjafton vetëm një orë”/ Ermal Mamaqi jep mesazhin motivues

Showbizz

“Mjafton vetëm një orë”/ Ermal Mamaqi jep mesazhin motivues

Publikuar

-

Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka shfrytëzuar ëtë periudhë izolimi për të dhënë mesazhe shumë motivuese për të gjithë ndjekësit e tij.

Teksa të gjithë kohën e tij po ia kushton familjes, nëpërmjet një video ka dhënë një mesazh motivues dhe reflektues.

“20 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës dhe papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982. Kjo do ndodhë në të gjithë botën, do ndodhë në Shqipëri, në Europë, shumë shqiptarë do kthehen në Shqipëri. Do ketë më pak vende pune, por do ketë më shumë nevojë për njerëz që vlejnë. Duhet të mësosh si ta masterizosh veten në profesionin që bën. Duhet të fillosh përmirësimin dhe të bëhesh më i mirë se ç’ishte.

Mos e mbush kohën me televizor, Instagram, Facebook e kështu gjërash, por mbushe kohën duke lexuar. Nëse lexon 1 libër në javë, ke lexuar 50 libra në vit. Nëse ke lexuar 50 libra në vit, ke lexuar 500 libra në 10 vjet. Çfarë njeriu do jesh nëse ke lexuar 500 libra?

Mund të bëhesh një njeri i jashtëzakonshëm! Jo përralla e romane, po libra që të bëjnë profesionist! Nëse lexon 5 libra të profesionit tënd, ke dijen e barabartë me një doktor të atij profesioni. Fike telefonin, televizorin, shko në një dhomë dhe qëndro 1 orë vetëm.

Mbyll sytë dhe përqëndrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Kjo është dhurata më e madhe që mund të bësh vetes tënde, familjes, biznesit tënd, shoqërisë, shtetit, planetit. Në atë orë do kesh mundësinë që vetja të flasë dhe pas asaj ore do të vinë ide shumë të mira”, tregon Ermali./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: