Showbizz
Në karantinë me modelen seksi shqiptare/ Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Modelja seksi shqiptare dhe futbollisti Eros Grezda janë çifti më i ri në showbiz. Ata u përfolën për një lidhje shumë kohë më parë, ndërsa së fundi me postimet e tyre kanë shuar dyshimet duke treguar se janë në të njëjtën karantinë.
Pak ditë më parë Eros festoi ditëlindjen, dhe tortën e realizoi Oriola e cila gjithashtu i kishte postuar videot në Instastoryt e saj.
Gjatë një interviste për Top Channel, Eros ka pranuar se tortën e ditëlindjes e kishte përgatitur e dashura e tij, duke konfirmuar lidhjen me Oriolën.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania