Showbizz
Histori dashurie me gratë më të bukura të showbizit/ Aktori i famshëm zbulon sekretet e jetës private

Aktori i famshëm Val Kilmer ka vendosur të ndajë me të gjithë fansat e tij disa sekrete të jetës së tij private.
60 vjecari ka realizuar një libër autobiografik ku tregon për lidhjet e tij me femrat e njohura.Kur ishte vetëm 21 vjeç, ai u lidh me këngëtaren e njohur Cher, e cila ishte më shumë se 10 vjet më e madhe se ai. Ata kaluan një periudhë të shkurtër pasionante, për t’u ndarë më pas.
Kilmer më pas u lidh me Carly Simon, lidhje që nuk zgjati shumë, dhe më pas u martua me aktoren Joanne Ëhalley. Ata i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, por kjo nuk zgjati shumë, për shkak të profesionit të tyre. Por, marrëdhënie e tyre përfundoi me lindjen e dy fëmijëve. Kilmer pati një marrëdhenie edhe me aktoren e famshme Michelle Pfeier, u përfol për një aferë me Jackie Kennedy, u lidh me supermodelen Cindy Craëford, madje në vitin 2004 pati një romancë edhe me Angelina Jolie.
Por, në librin e tij, ai thotë se lidhja që i shkaktoi më shumë dhimbje dhe që e deshi shumë, ishte ajo me aktoren Daryl Hannah. Ai tha se për gjysëm viti ka qarë çdo ditë për të dhe vazhdon ta dashurojë ende e kësaj dite. Në vitin 2015, Kilmer humbi të gjitha pasuritë e tij, për shkak të një investimi të gabuar.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme. / CNA.al