Showbizz
Nga dasma pas karantinës tek marrëdhënia me Romeo Veshajn/ Jonida Maliqi në një rrëfim si asnjëherë më parë

Këngëtarja Jonida Maliqi është një nga artistet më të komentuar në mediat rozë, sidomos për jetën private. Pak muaj pas ndarjes nga aktori Romeo Veshaj, dyshja duket se janë kthyer sërish bashkë, megjithëse nuk kanë pohuar dhe mohuar asgjë.
Së fundi Jonida, gjatë një interviste për revistën Story, ka treguar rreth planeve të saj për martesë, për karantinën sigurisht edhe për Romeon megjithëse nuk ka konfirmuar një rikthim.
E pyetur si po e kalon karantinën ajo është përgjigjur: “Ditët e para kam qenë me të vërtetë në një shok. Më ka ndodhur edhe me tërmetin që nuk reagoj menjëherë, por pasi disa ditësh lloj dhe reektoj dhe e kuptoj se çfarë po ndodh realisht. Më duhet kohë me veten për të përthithur situatën, dhe më pas më duhet kohë të kuptoj se sim und ta ndihmoj veten, dhe të lloj t’i marr këto eksperienca sa më pozitivisht të jetë e mundur, madje për t’i shfrytëzuar ato. Mendoj se në këtë vegjetim, të gjithë kemi shkuar drejt së shkuarës. Çfarë na ka ndodhur, pse ishte e tashmja e tillë? Sepse të ardhmen ende s’e dimë!”
Teksa është pyetur për lidhjen me Romeon a ka një rithim mes tyre ajo nuk i është shmangur pyetjes duke thënë se e ka shumë shumë të mirë, duke lënë vend për dyshime.
“U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!” Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them por kam frikë se mos mërziteni”, shprehet ajo.
Ndërsa përsa i përket dasmës pas karantinës ajo është shprehur: E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.
Kush e bën më shumë për të qeshur tjetrin Jonida përgjigjet. “Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok, vijon Jonida./ CNA.al