Showbizz
“Nuk dua asnjë mashkull kur jam me të”/ Instruktorja e fitnesit tregon arsyen pse nuk është martuar

Dorina Mema është një nga instruktoret më të njohura të fitnessit në Shqipëri. Shpesh herë është komentuar për jetën luksoze dhe jetën e saj private. Gjatë një interviste për emisionin “Mos i fol shoferit”, ajo ka treguar pse nuk është martuar ende.
“Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sakrikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan uturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi.
Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re”, është shprehur ajo.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme. / CNA.al