Showbizz
“Si kena punët mirë me zemrën”/ Fifi publikon videon që duhet ta shihni deri në fund

Këngëtarja shqiptare Flloreta Raci e njohur si Fifi, ka folur shumë herë për jetën e saj private si dhe për dashurinë e saj.
Gjatë intervistave ajpo është shprehur se është e dashuruar por nuk ka preferuar të tregojë më shumë detaje.
Edhe pse me një sens humori shumë të mirë shpesh herë e lidh jetën private me këngët e saj, pasi për të gjitha tekstet është frymëzuar nga dashuria për mashkullin me inacialet “XH” sic ka treguar ajo. Fifi në një video të postuar në Instagram shfaqet në ambiente shtëpie duke kënduar këngën e saj ‘Mbarova’.
Këngëtarja duket se këtë këngë e dashuron aq shumë sa që dhe versionin e saj me stonim e ka publikuar për fansat e saj. Fifit në fund të videos i ikën zëri dhe për këtë ajo duket se fajson zemrën .
“#failedvideo dmth Duhet me e pa deri n’fund patjeter se s’bo Ps. Si kena punet me zemer prandaj na iku ene zoni”, shkruan Fifi./ CNA.al
View this post on Instagram