Showbizz
Filmi që theu rekorde shikueshmërie/ Marina Vjollca dhe Visjan Ukcenaj tërheqin vëmendjen e vogëlushes Ova

“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk i cili ka thyer rekorde shikueshmërie për temën që përmban.
Aktorja më e talentuar në moshë të vogël në Turqi, e cila luan rolin protagonist të Ovas, Nisa Sofiya Aksongu, ka publikuar një pjesë skeçi nga “Klanifornia”, ku përmendet filmi i famshëm.
Vogëlushja nuk ka harruar t’i bëjë tag Marina Vjollcës dhe Visjan Ukcenaj, duke treguar kështu se i njeh dy personazhet. Me sa duket jehona që ky film ka bërë në vendin tonë i ka rënë në sy edhe aktorëve në Turqi.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania