Showbizz
Koha kur të gjitha vajzat çmendeshin pas tij/ Moderatori: Vinin me makinë poshtë pallatit, iu nxirrja babin

Moderatori i njohur Arioj Muca ka patur gjithnjë vëmendjen e publikut sidomos atij femëror. Para disa vitesh ai ka qenë pjesë Big Brother Albania dhe në atë kohë kishte shumë fanse të cmendura pas tij që madje i shkonin poshtë pallatit.
I ftuar në emisionin Why Not ai tregon se i ati detyrohej të zbriste poshtë dhe ti largonte.
Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin.
Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai.
Unë bëja kështu si princesh nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet.”, shprehet moderatori.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al